Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural ka dështuar të dërgojë në kryesi të Kuvendit, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Automjete, shkruan Gazeta Sinjali.
Pas diskutimeve, deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka lëshuar sallën duke pamundësuar kështu kuorumin për votim.
Fillimisht kryetarja e Komisionit, Fitore Pacolli ka propozuar që të miratohet në shqyrtimin e dytë Ligji për Automjete.
“Unë propozoj që ta votojnë shqyrtimin e dytë dhe ta dërgojmë direkt në Kuvend me disa ndryshime teknike”, tha ajo.
Kundër këtij propozimi ka dalë deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu i cili tha se para miratimit të Ligjit duhet të mbahet një dëgjim publik.
“Nisma ligjore që ka ardhur e kom pa dhe vërejtjet që i kanë disa prej kompanive, kryesisht lidhen me sigurinë në rrugë, janë që të ketë heqje të homologimit për veturat e reja dhe nëse një ligj i tillë bëhet pa pas dëgjim publik nuk e përmbush anën ligjore të Ligjit”.