Manchester City u kualifikua në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
“Qytetarët” morën një barazim në ndeshjen e dytë në Spanjë, duke barazuar 0-0, por epërsia 1-0 në favor të anglezëve në sfidën e parë në Etihad bëri që skuadra e Guardiolas të kalojë tutje, shkruan Sinjali Sport.
Sidoqoftë, në fund të ndeshjes u panë tensione të mëdha në fushë, teksa futbollistët spanjoll i lëshuan nervat.
Në një moment në minutën e fundit të kohës së rregullt, mesfushori anglez Foden u ankua për një ndërhyrje ndaj futbollistit të Atleticos, teksa futbollisti malazez, Stefan Savic mundohet ta tërheq zvarrë anglezin.
Më poshtë e gjeni videon e momentit.
Football heratige pic.twitter.com/8zoBdW8guf
— WelBeast (@WelBeast) April 13, 2022