Erik ten Hag ka theksuar se mezi pret që Cristiano Ronaldo të kthehet në Manchester United dhe po planifikon fillimin e sezonit me pjesën tjetër të skuadrës së tij.
Ronaldo ende nuk është raportuar për para-sezon pasi kërkoi të largohej nga Old Trafford dhe iu dha leja për një çështje familjare.
United e nis sezonin e ri në shtëpi ndaj Brighton të dielën pas dy javësh dhe Ten Hag po fokusohet te lojtarët që ka në dispozicion.
“Është njësoj si javën e kaluar”, tha Ten Hag kur u pyet për situatën me Ronaldon dhe nëse ai është i shqetësuar që yllit portugez po i mbaron koha për të qenë në formë.
“Sigurisht. Por shqetësuese mbase nuk është fjala e duhur. Unë fokusohem te lojtarët që janë atje, ata po bëjnë shumë mirë, janë në formë të mirë.
Preferoj të fokusohem në këtë dhe ta zhvilloj atë. Mezi pres që ai të hyjë, pastaj do ta integrojmë”.
Anthony Martial tashmë i është thënë se po qëndron dhe është vendosur të udhëheqë linjën sulmuese në mungesë të Ronaldos, pasi bëri përshtypje në turneun e klubit në Tajlandë dhe Australi me tre gola në tre ndeshje.
Francezi ka kombinuar mirë me Jadon Sancho, Bruno Fernandes dhe Marcus Rashford në fitoret ndaj Liverpool, Melbourne dhe Crystal Palace.
“E shihni se ata lidhen shumë mirë së bashku,” shtoi Ten Hag.
“Unë mendoj se kur sheh se je me fat si menaxher, skuadra është me fat. Ne kemi një kërcënim, kemi armë dhe duhet ta përmirësojmë atë çdo ditë, ta zhvillojmë atë“, ka deklaruar tekniku holandez.