Menaxheri i Manchester United, Erik ten Hag ka kritikuar disa nga futbollistët e tij pasi u larguan nga skuadra para se të mbyllej ndeshja.
Gjatë miqësores së fundit të luajtur ndaj Rayo Vallecanos, Cristiano Ronaldo pasi kompletoi 45 minutat në ndeshje, më pas u zëvendësua, dhe u pa duke ikur jashtë stadiumit, duke mos e ndjekur pjesën e dytë.
Erik ten Hag pranoi se nuk ishte vetëm Cristiano Ronaldo që e bëri këtë, por kishte edhe disa të tjerë.
Ai e ka quajtur këtë si të papranueshme, duke theksuar se skuadra duhet të qëndrojë deri në fund.
“Unë sigurisht që nuk e pranoj këtë. Mendoj se kjo është e papranueshme. Për të gjithë.
“Ne jemi një ekip dhe ju duhet të qëndrojmë deri në fund”, u shpreh Ten Hag.