image Temperaturat deri në 41 gradë/ Parashikimi i motit për 5 ditët e ardhshme

Kosovë

Temperaturat deri në 41 gradë/ Parashikimi i motit për 5 ditët e ardhshme

news image

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se java e fundit e muajit korrik do të karakterizohet me mot të nxehtë dhe me vapë, si pasojë e prezencës së masave të nxehta ajrore nga Afrika Veriore.

Do të ketë rritje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 34-36 gradë Celsius. Nuk përjashtohen mundësitë që në disa zona të ketë riga shiu të karakterit lokal, por jo në sasi të mëdha.

Nga ky institut thuhet se nuk përjashtohen mundësitë që në disa zona të ketë riga shiu të karakterit lokal, por jo në sasi të mëdha.

“Kjo situatë meteorologjike vije si pasojë e prezencës së masave të nxehta të ajrit me origjinë nga Afrika Veriore. Do të ketë rritje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 34-36 gradë Celsius. Nuk përjashtohen mundësitë që në disa zona të ketë riga shiu të karakterit lokal, por jo në sasi të mëdha. Indeksi UV do të shënoj vlera të larta dhe kujdesi nga kontakti direkt me rrezet e diellit mundësisht të jetë sa më i kufizuar (10-17). Do të fryjë erë nga drejtimet e ndryshme e lehtë deri mesatarisht e fortë. Vendet fqinjë, si Lugina, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Mali i Zi, parashihen me temperatura më të larta se sa në territorin tonë. Maksimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 38-41 gradë Celsius”, thuhet nga ky institut.  /Gazeta Sinjali/