image Rikthehet bora në Kosovë, pamje nga autostrada Prishtinë – Pejë

Kosovë

Rikthehet bora në Kosovë, pamje nga autostrada Prishtinë – Pejë

news image

Moti i ftohtë është rikthyer sërish në këto ditë të pranverës në Kosovë.

Sinjalizues të Gazetës Sinjali kanë dërguar pamje nga autostrada Prishtinë – Pejë, ku shihet se kanë nisur reshjet e borës në atë pjesë.

Ndryshe, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu, ndërsa në viset malore shi me borë.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-16 gradë Celsius.

/GazetaSinjali/