image Moti sot me vranësira, temperaturat deri në 23 gradë

Kosovë

Moti sot me vranësira, temperaturat deri në 23 gradë

news image

Në vendin tonë sot pritet të mbajë mot me vranësira të dendura gjatë ditës, teksa mëngjesi dhe mbrëmja parashihet të jetë më freskët, raporton Gazeta Sinjali.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur temperaturat minimale do të lëvizin nga 2-4 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale parashihen të lëvizin nga 21-23 gradë Celsius.

IHK njofton lagështia relative mesatare ditore parashihet t’i shënojë vlerat rreth normales,(50-75%), ndërsa sa i përket presionit atmosferik, vlerat e saj mbeten mbi normalen (1013mb).

Kushtet biometeorologjike do të jenë të mira gjatë gjithë javës. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare.

/GazetaSinjali/