Në Kosovë temperatura më e ulët deri më tani është regjistruar para 59 vitesh, në komunën e Gjilanit.
Më 25 janar të vitit 1963 në Gjilan temperaturat minimale kishin shkuar deri në -32 gradë Celsius.
Lajmin e ka bërë të ditur edhe Bashkim Kastrati nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Postimi i plotë:
Si sot, 59 vite më parë (25.01.1963), në Gjilan, qe regjistruar temperatura minimale apsolute prej – 32.5 C, e cila është akoma rekord.
Në vazhdim, disa vlera minimale rekorde për disa qytete të Kosovës