image Teli i rrymës bie në një rrugë të Prishtinës, një qytetar mundohet ta mbajë lart me dru

Siguri

Teli i rrymës bie në një rrugë të Prishtinës, një qytetar mundohet ta mbajë lart me dru

news image

Një tel përçues i rrymës elektrike ka rënë në një rrugë të Çagllavicës, në Prishtinë.

Për shkak të panikut që ka shkaktuar te pjesëmarrësit në komunikacion, një qytetar ka dalë në rrugë dhe po mundohet që ta mbajë telin lart, duke i vendosur një dru poshtë.

Ky incident përveç panikut, sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, duket se ka shkaktuar edhe kolona në këtë rrugë./Gazeta Sinjali/