image Televizioni amerikan paguan ata që shikojnë filma horror

Film

Film/ Televizioni amerikan paguan ata që shikojnë filma horror

news image

Televizioni amerikan “Dish” do të paguajë personat që do të shohin 13 filma horror të Stephen King deri në festën e Halloween.

Personi që sheh këta filma dhe dokumenton eksperiencat e tij, do të fitojë plotë 1,300 dollarë.

Këtë e ka bërë të ditur kompania përmes një deklarate në faqen zyrtare. Krejt kjo sipas tyre, sepse dëshirojnë që t’i bëjnë njerëzit të përballen me makthet.

Duam të dimë çdo gjë për eksperiencën tuaj. Do ju masim matjet e zemrës dhe kërcimet nga frika”, vazhdon njoftimi.

“Dish” gjithashtu do t’ju sigurojë një kuti të ndihmës së shpejtë, një elektrik dore, batanije, kokoshka, karamele dhe sende të Stephen King për të krijuar skenën e një përjetimi drithërues./Gazeta Sinjali/