Aplikacioni popullor i komunikimit Telegram ka dërguar ankesë për Apple dhe dyqanin e aplikacioneve App Store.
Ankesa drejtuar shefës së konkurrencës, Margaret Vestager nga aplikacioni me 400 milionë përdorues thotë se përdoruesit duhet të kenë mundësi të shkarkojnë aplikacionet jashtë App Store.
Spotify dhe Rakuten kanë qenë dy zhvillues aplikacionesh që janë ankuar afër BE-së duke akuzuar App Store për pozitat monopolistike.
Telegram tha se në 2016-ën Apple e kishte penguar lançimin e një platforme gaming me arsyetimin se biente në kundërshtim me rregullat e App Store-s. /Gazeta Sinjali/