image Telashe në bashkëjetesë, gruaja nga Prishtina denoncon për dhunë të dashurin

Siguri

Telashe në bashkëjetesë, gruaja nga Prishtina denoncon për dhunë të dashurin

news image

Në orët e para të mëngjesit të sotëm është raportuar një rast i dhunës në familje në rrugën “Tirana” në Prishtinë. Një grua ka denoncuar burrin me të cilin bashkëjeton për dhunë në familje, shkruan Gazeta Sinjali

Pas raportimit të rastit, e njëjta është intervistuar dhe ka deklaruar se i dashuri ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj.

Në stacion policor është marrë në pyetje edhe i dyshuari, i cili pas dhënies së deklaratës, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

/GazetaSinjali/