image Tejkaloi 14 automjete dhe e postoi në Tik-Tok, Policia e identifikon dhe e gjobit ngasësin

Siguri

Tejkaloi 14 automjete dhe e postoi në Tik-Tok, Policia e identifikon dhe e gjobit ngasësin

news image

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka indentifikuar ngasësin e një veture i cili kishte bërë tejkalim të kolonës së mjeteve.

Ngasësi kosovar kishte bërë tejkalimin e kolonës së 14 automjeteve në rrugën “Beqir Kastrati” në Gjakovë, dhe atë e kishte incizuar duke e postuar në Tik-Tok.

Policia e Kosovës e ka dënuar të njëjtin me 150 euro gjobë, 2 pikë negative si dhe 3 muaj konfiskim të patentë shoferit si masëmbrojtëse.

/GazetaSinjali/