Tejkalimet e rrezikshme janë bërë pothuajse shprehi për disa shoferë në Kosovë. Kësaj here shoferi i autobusit urban të linjës “4” ka kryer një tejkalim që i ka rrezikuar shumë pjesëmarrës tjerë në komunikacion.
Në një video që e ka dërguar një sinjalizues në adresë të Sinjalit, shihet se është krijuar kolonë në rrugën që çon në Parkun Nacional të Gërmisë.
Mirëpo, duket se shoferi i autobusit nuk ka mundur të presë dhe vendosë që t’i tejkalojë përnjëherë mbi 10 vetura.