image Të shtëna me armë në qytetin në Hamburg, raportohet për disa të vrarë

Botë

Të shtëna me armë në qytetin në Hamburg, raportohet për disa të vrarë

news image

Disa persona raportohet se janë vrarë nga të shtënat në Hamburg të Gjermanisë.

Policia tha në një postim në Twitter se një operacion në shkallë të gjerë ishte duke u zhvilluar në zonën e Alsterdorf.

Ambulancat janë në vendngjarje dhe policia gjermane është në kërkim të sulmuesve, raportojnë mediat lokale.

Sipas raportimeve të disa mediave, të shtënat kanë ndodhur në një qendër të Dëshmitarëve të Jehovait.

Banorët që jetonin aty pranë u paralajmëruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre në mes të operacionit në vazhdim.

/GazetaSinjali/