image Të shtënat me armë në Prishtinë, shefi e plagosi punëtorin

Kosovë

Ekskluzive/ Të shtënat me armë në Prishtinë, shefi e plagosi punëtorin

news image

Mesditën e sotme në rrugën “Afrim Vitija” në Prishtinë është plagosur një person pas të shtënave me armë zjarri.

Gazeta Sinjali mëson nga burime të sigurta brenda Prokurorisë se pronari i kompanisë “Comnicom Marketing”, Fazli Dibrani, dyshohet se ka qëlluar me armë drejt punëtorit të tij, Bers Statovcit, duke e lënë të plagosur.

Statovci është plagosur me një plumb afër shputës së këmbës së djathtë, duke kërkuar më pas ndihmë mjekësore në QKUK, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas dëshmitarëve të rastit, gjuajtja me armë është bërë nga një veturë e tipit Peugot, ngjyrë hiri, në të cilën gjendej Fazli Dibrani dhe 2 persona të tjerë. Gjithnjë sipas dëshmitarëve, këta tre persona kanë pasur një fjalosje të mëhershme në rrugë me një grup tjetër, dhe më pas është shtënë me armë. Pas kësaj, ata janë larguar shpejt nga vendi i ngjarjes.

Në vendin e ngjarjes, Policia ka gjetur një gëzhojë të kalibrit të armës së vogël.

Njësitë e hetimeve dhe forenzikës kanë dalur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe për rastin është njoftuar edhe njësia e krimeve. /Sinjali