Sot rreth orës 13:00 ka pasur të shtëna me armë zjarri në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin e kanë konfirmuar për Gazetën Sinjali nga Policia e Kosovës, ku njoftuan se nuk ka të lënduar, ndërsa i dyshuari është në kërkim.
Policia ka njoftuar se hetimet për këtë rast janë duke vazhduar.
“Sot rreth orës 13:00, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën ‘Isa Kastrati’ në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare nuk ka persona të lënduar. Aktualisht hetuesit policor janë duke punuar në zbardhjen e rrethanave që kanë të bëjnë me këtë rast. Deri tani policia ka identifikuar një person si të dyshuar, i cili është në kërkim nga ana e policisë”, thuhet në përgjigjen e policisë. /Gazeta Sinjali/