image Të shtëna me armë zjarri në Gjilan, policia jep detaje

Kosovë

Siguri/ Të shtëna me armë zjarri në Gjilan, policia jep detaje

news image

Para pak minutash janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në qytetin e Gjilanit, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar, Shaban Azizi, nga zyra për informim në policinë rajonale të Gjilanit.

“Ka pasur gjuajtje me armë zjarri, ekipet janë duke e ekzaminuar vendin e ngjarjes nuk ka të lënduar e as të dyshuar për momentin”, konfirmoi Azizi.

Ende nuk dihet motivi i të shtënave me armë. /Gazeta Sinjali/