image Të shtëna me armë zjarri në Drenas

Siguri

Të shtëna me armë zjarri në Drenas

news image

Një person ka shtënë disa herë me armë zjarri, të hënën, rreth orës 02:00, në Drenas, raporton Gazeta Sinjali.

Ai ka përfunduar në prangat e Policisë së Kosovës, si i dyshuar për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Policia njofton se atij i është konfiskuar arma e zjarrit, të cilën dyshohet se e ka përdorur në këtë rast, së bashku me pajisjet përcjellëse./Gazeta Sinjali/