image Dalin pamjet nga sulmi me armë zjarri në drejtim të Policisë së Kosovës

Siguri

Dalin pamjet nga sulmi me armë zjarri në drejtim të Policisë së Kosovës

news image

Edhe sot është sulmuar Policia e Kosovës në veri të vendit. Një njësi patrulluese e Policisë së Kosovës është sulmuar mëngjesin e sotëm me armë zjarri në fshatin Zupçe të Zubin Potokut.

Sipas konfirmimit të policisë, përveç dëmeve materiale në automjet nuk raportohet për zyrtarë të lënduar.

Sulmi i sotëm ndaj Policisë së Kosovës është vazhdimësi e disa sulmeve të ndodhura ditëve të fundit.

Pas sulmit RTV Dukagjini ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes ku shihet vetura e policisë e goditur me armë zjarri.

/GazetaSinjali/