Në lagjen “Bregu i Diellit”, më saktësisht në rrugën “Vëllëzërit Gërvalla”, në Prishtinë sonte ka pasur disa të shtëna me armë zjarri, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Sipas Borovcit, dyshohet se ka pasur shkrepje arme mes dy personsh, rreth orës 18:15.
Deri më tani nuk raportohet për të lënduar ndërsa policia ka nisur hetimet për të identifikuar të dyshuarit.