Disa të shtëna me armë zjarri paraditen e djeshme e kanë dërguar Policinë e Kosovës në lagjen “Kolovica” të Prishtinës.
Gazeta Sinjali merr vesh nga burime të sigurta brenda Prokurorisë se një 38-vjeçar me inicialet B.K, dhe tre vëllezër: N.K. 38 vjeç, F.K. 34 vjeç dhe V.K. 37 vjeç, kanë shtënë me armë drejt njëri-tjetrit. Mësohet gjithashtu se nga të shtënat nuk ka pësuar asnjëri nga personat e përfshirë.
B.K dhe tre vëllezërit janë arrestuar nga Policia dhe siç mëson Gazeta Sinjali, 38-vjeçarit B.K. i është gjetur një revole e tipit TT. Në vendin e ngjarjes Policia ka gjetur gjithashtu edhe 5 gëzhoja.
Pas arrestimit të tyre, Policia ka kryer kontrollë në shtëpitë dhe objektet tjera përcjellëse të të dyshuarve. /Gazeta Sinjali/