Një përleshje fizike ndërmjet disa personave ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një lokal në lagjen “Veternik” të Prishtinës, deria janë përdorur edhe armë zjarri.
Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 06:00 në stacionin policor Jugu në Prishtinë është iniciuar një rast “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. Rasti ka ndodhur në një lokal në lagjen Veterrnik, ku fillimisht ka pasur një përleshje fizike mes disa personave, të cilët pasi kanë dalë nga lokali kanë përdorur edhe armë zjarri. Njësitet kompetente policore po merren me rastin”, ka thënë Ahmeti.
Siç mëson Gazeta Sinjali, disa persona të pranishëm në lokal kanë bërtitur e kanë qarë në momentin e ngjarjes. /Gazeta Sinjali/