image Të shtëna me armë në Gjakovë/ Në pranga të Policisë tre të dyshuar

Siguri

Të shtëna me armë në Gjakovë/ Në pranga të Policisë tre të dyshuar

news image

Mbrëmë Policia në Gjakovë arrestoi tre persona si të dyshuar për “përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm”, shkruan Sinjali.

E gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershme, ku tre të dyshuarit ia kanë drejtuar armë njëri-tjetrit. Sipas Policisë një herë është shtënë me një armë.

Pasi njësitet e Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes kanë gjetur dy revole, një kallashnikov, katër karikatorë dhe 90 fishekë

“Në vendin e ngjarjes gjithashtu është gjetur dhe sekuestruar edhe një gëzhojë.  Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me rekomandim të së cilit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, njofton Policia.

/GazetaSinjali/