image Të shtëna armësh e grabitje në një pompë derivatesh në Fushë-Kosovë

Siguri

Të shtëna armësh e grabitje në një pompë derivatesh në Fushë-Kosovë

news image

Dje në fshatin Vragoli, Fushë-Kosovë, një punëtor i pompës së derivateve “Patroni” ka raportuar për një rast, njofton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson nga burimet se kanë ndodhur të shtëna armësh.

Burimet bëjnë të ditur se punëtori ka raportuar se derisa ishte në vendin e punës në pompën e derivateve “Patroni” ka shkuar një veturë me pesë persona dhe kanë shtënë me armë në drejtim të tij por pa pasoja, derisa të dyshuarit kanë arritur të grabisin nga viktima para në vlerë 447 euro dhe janë larguar.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konfiskuar një predhë e cila është shtënë nga të dyshuarit. /GazetaSinjali/