Shqipëria po kalon ndër ditët më të vështira të saj.
Të paktën 49 njerëz ndërruan jetë dhe të tjerë trupa vazhdojnë të nxirren nga rrënojat që la tërmeti fatal i mëngjesit të së martës, shkruan Gazeta Sinjali.
Sikurse dje, edhe sot, mbi mijëra shqiptarë, shtëpitë e të cilëve tashmë janë të pabanueshme ose të shembura krejtësisht, po presin në radhë për të ngrënë bukë dhe për të pirë ujë.
Agjencia italiane shtetërore e lajmeve, ANSA, përmes një videoje rrëfen qartë situatën e trishtë në Durrës. Të prekurit nga tërmeti tani janë në qiell të hapur duke pritur në radhë me duar të zgjatura për bukë e ujë. /Gazeta Sinjali/