image Të pirë "dru", të rinjtë britanikë shtrihen rrugëve pas festës së çmendur (Foto)

Kremta/ Të pirë “dru”, të rinjtë britanikë shtrihen rrugëve pas festës së çmendur (Foto)

news image

Miliona britanikë dolën për të festuar fundin e vitit 2019.

Daily Mail shkruan se skena të çmendura janë parë në rrugët e Londrës, Birmingham, Manchester, Cardiff, Newcastle, Swansea, Leeds dhe në Edinburgh, ku me dhjetëra-mijëra persona morën pjesë në festime pasi Britani hyri në dekadën e re.

Siç shihet edhe në fotot e mëposhtme, të rinjtë britanikë kanë festuar deri në ditët e para duke pirë verë, birra, ndërsa vajzat e veshura me fustane të shkurtra kërcyen bashkë me miqtë dhe të dashurit e tyre.

Shumë prej tyre u fotografuan duke vjellë apo urinuar nëpër dyer ose duke u marrë nga ambulanca.

Daly Mail shkruan se në disa raste pati edhe arrestime./Gazeta Sinjali/