image Mbreti dhe Mbretëresha e Britanisë e urojnë atë të Danimarkës për kurorëzimin e tij

Botë

Mbreti dhe Mbretëresha e Britanisë e urojnë atë të Danimarkës për kurorëzimin e tij

news image

Ndër të parët që e kanë uruar Mbretin Frederik X të Danimarkës janë Mbreti dhe Mbretëresha e Britanisë së Madhe.

Në një njoftim të shpërndarë nga Buckingham Palace thuhet se Mbreti Charles III dhe gruaja e tij i dërgojnë “urimet e tyre më të përzemërta” monarkut të ri të Danimarkës – Mbretit Frederik X.

“Gruaja ime bashkohet me mua për të përcjellur urimet tona më të mira në ditën e hyrjes suaj në fronin e Mbretërisë së Danimarkës”.

“Mezi pres të punoj me ju për të siguruar që lidhja e qëndrueshme midis vendeve tona dhe familjeve tona të mbetet e fortë dhe të punojmë së bashku me ju për çështje që kanë shumë rëndësi për vendet tona dhe botën më gjerë”.

Ai nderoi gjithashtu “shërbimin shumëvjeçar” të nënës së Frederikut, Mbretëreshës Margrethe II, shkruan BBC.

/GazetaSinjali/