image Të paktën tetë persona të vrarë e disa të plagosur në Gjermani, policia kap një të dyshuar

Botë

Botë/ Të paktën tetë persona të vrarë e disa të plagosur në Gjermani, policia kap një të dyshuar

news image

Të paktën tetë persona kanë mbetur të vrarë dhe pesë tjerë të plagosur, në dy shisha-bar në qendër të qytetit gjerman, Hanau, në afërsi të Frankfurtit, mesnatën e së mërkurës.

Sipas raportimeve, sulmi i parë ka ndodhur në qendër të qytetit, derisa i dyti në lagjen Keselshtadt.

Zyrtarët kanë thënë se i dyshuari ka ikur nga skena e sulmit.

Por më vonë mediat lokale atje, raportuan se policia ka arritur ta arrestojë një të dyshuar për hapjen e zjarrit.

Sipas policisë, motivi për të shtënat mbetet i paqartë.

Zyrtarë policorë dhe helikopterë janë duke patrulluar të dyja zonat. /Gazeta Sinjali/

Shihni pamjet: