image Të (mos) numërohen votat me postë në Dragash, ky është vendimi i PZAP-së

Të (mos) numërohen votat me postë në Dragash, ky është vendimi i PZAP-së

news image

Ankesa e kandidatit të PDK-së për kryetar të Dragashit, Shaban Shabani, është pranuar si e bazuar nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, shkruan Gazeta Sinjali.

Shabani është ankuar në PZAP që të mos numërohen votat me postë. E për këtë PZAP ka urdhëruar KQZ-në, që të mos i përfshijë votat me postë në Dragash me rastin e shpalljes së rezultatit përfundimtar për Raundin e Dytë të Zgjedhjeve Lokale të mbajtura me 14 nëntor të këtij viti.

Sipas ankesës së Shabanit, ai pretendon se pjesa më e madhe e zarfeve me fletëvotime të supozuara që kanë ardhur nga Austria, Zvicra dhe Gjermania janë të organizuara nga më së shumti tre persona, të shkruara me dorën e njëjtë. Poashtu ai pretendon se të njëjtat janë dërguar me postë nga një person, brenda disa minutash.

Pas numërimit të votave të rregullta, fitues doli kandidati i PDK-së, Shaban Shabani, ndërsa me numërimin e votave me postë u përmbys rezultati. Sipas rezultateve, kandidati i LDK-së, Bexhet Xheladini, do t’i prijë kësaj komune.

/GazetaSinjali/