Dy të mitur janë arrestuar gjatë pasdites së djeshme pasi kishin tentuar ta grabisin një market në Bërnicë të Epërme, raporton Gazeta Sinjali.
Burime të Gazetës Sinjali në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, kanë bërë me dije se njëri prej të miturve i maskuar dhe me pistoletë kishte hyrë në market duke tentuar që t’i marr të hollat që gjendeshin në arkën e marketit.
Gjatë tentim grabitjes bëhet e ditur se familjarët kanë dëgjuar zhurma, ku më pas të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Bëhet e ditur se më pas janë arrestuar dy të miturit, të cilëve u është gjetur një pistoletë, një maskë si dhe një boks i hekurit.
Në anën tjetër 16-vjeçarja që punonte në market në momentin e tentim grabitjes i kishte humbur ndjenjat për çka më pas i është dhënë ndihma mjekësore./Gazeta Sinjali/