image Të mbijetuarit e sulmit në Kabul: Ishte si dita e gjykimit

Botë

Të mbijetuarit e sulmit në Kabul: Ishte si dita e gjykimit

news image

Muhamed, një ish-përkthyes për forcat britanike i cili ishte ndër mijëra të tjerë që po priste pranë hyrjes Abey të aeroportit Hamid Karzai në Kabul për tu evakuar nga Afganistani, ku porta e shpëtimit u shëndrrua shpejt në portën e ferrit.

Ishte si dita e gjykimit, kishte trupa të shtrirë dhe të plagosur qe vraponin të mbuluar me gjak”, ishte dëshmia e tij.

Një kanal përgjatë gardhit rrethues të aeroportit, u mbush me trupa të gjakosur, dhe uji shumë shpejt u bë i kuq. Në fotografi të publikuara në rrjete sociale shihen qytetarët, teksa kërkonin për të afërm dhe ndihmonin të plagosurit.

Një student 28-vjeçar afgan, ishte mes grupit që ishin me fat, që u nis nga Kabuli drejt Gjermanisë me avionin e fundit, duke i shpëtuar për pak tragjedisë.

“Ishim në gjendje të largoheshim nga Kabuli dhe të kapnim avionin e fundit. Situata sa erdhi dhe u bë më keq për shkak të turmës së njerëzve pati panik të madh, të shtëna dhe ishte gati e pamundur të hyje në aeroport. Në arritëm të hynim me ndihmën e ushtrisë amerikane.”

Sipas inteligjencës amerikane dhe britanike sulmi është ideuar dhe realizuar nga ISIS-K, Shteti Islamik në rajonin afgan të Khorasan, i cili pranoi autorësinë mbrëmjen e së enjtes. Grupi vlerësohet të jetë armik i përbetuar i talebaneve, padronëve të rinj të Afganistanit.

Talebanët, dënuan sulmin dhe fajin për sulme ia kaluan Shteteve të Bashkuara.

“Ne e dënojmë këtë sulm, edhe pse nuk i kemi detajet e plota. Të shënjestrosh civilë të pafajshëm është një akt terrorist që duhet të dënohet nga e gjithë bota. Sapo situata në aeroport të sqarohet dhe trupat amerikanë të largohen ne nuk do të kemi më sulme të tilla. E kanë fajin forcat e huaja që sulme të tilla po ndodhin.”, u shpreh një zyrtar taleban. /GazetaSinjali/