image Të maskuar dhe me armë – dy persona grabisin 6 mijë euro nga barnatorja në Prizren

Kosovë

Siguri/ Të maskuar dhe me armë – dy persona grabisin 6 mijë euro nga barnatorja në Prizren

news image

Dy persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës, kanë grabitur gjatë ditës së djeshme një barnatore në Prizren.

Gruaja që kishte ankuar për këtë rast në Policinë e Kosovës, ka bërë të ditur se i janë grabitur rreth 6 mijë euro para të gatshme.

“Ankuesja femër K-Shqiptare ka raportuar se përderisa ishte në barnatore duke punuar, dy të dyshuar të maskuar nën kërcënimin e një mjeti të paidentifikuar kanë grabitur rreth 6000 euro para të gatshme. Rasti po hetohet nga njësitet kompetente”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës./Gazeta Sinjali/