Aleksis Sançez u afrua më shumë bujë në verë nga Junajtid te Interi, në huazim me të drejtë blerje, por asnjëherë nuk ka bindur me paraqitjet e tij.
Në këtë situatë, zikaltërit nuk kanë ndërmend që ta blejnë kartonin e sulmuesit dhe në fund të sezonit ai do të rikthehet te Junajtid. Megjithatë as aty nuk pritet të qëndrojë për shumë gjatë, pasi e ardhmja e tij mund të jetë përsëri në Serie A.
“Sky Sport” raporton se Roma po e ndjek me kujdes situatën e futbollistit dhe kërkon ta marrë në merkaton e verës.
Verdhekuqtë e kanë kërkuar edhe më parë kilianin për ta marrë në skuadrën e tyre, por nuk kanë arritur një marrëveshje dhe do të provojnë përsëri në merkaton e ardhshme, me shpresën se një akord do arrihet.