image Të infektuarit në Shqipëri kishin dy javë që lëviznin lirshëm, familjarët e tyre futen në karantinë

Rajon

Koronavirusi/ Të infektuarit në Shqipëri kishin dy javë që lëviznin lirshëm, familjarët e tyre futen në karantinë

news image

Zbulimi i dy rasteve me koronavirus në Shqipëri ka bërë që qeveria të marrë masa duke mbyllur shkollat dhe ndaluar të gjitha aktivitetet publike deri më datë 3 prill. Ndërkohë, Abc Neës zbuloi se dy personat e prekur jetojnë në rrugën “Irfan Tomini” në Tiranë dhe janë babë e bir. Ata kanë hyrë në Shqipëri më datë 26 shkurt nga pika e Hanit të Hotit.

Ka një shqetësim të madh për faktin se ata mund të kenë infektuar edhe të tjerë, por deri më tani nuk ka asnjë për të tillë. Mediat në Shqipëri kanë informuar se janë futur në karantinë edhe të afërmit e personave të prekur. Të prekurit  me koronavirus janë V.K 54 vjeç, dhe P.K 28 vjeç. Ata gjenden aktualisht në pavijonin e Infektivit në QSUT./ Gazeta Sinjali/