image Të hënën nis dhënia e dozës së tretë të vaksinës kundër COVID-19 në Shqipëri

Shqipëri

Të hënën nis dhënia e dozës së tretë të vaksinës kundër COVID-19 në Shqipëri

news image

Të hënën në Shqipëri do të nisë dhënia e dozës së tretë antiCOVID për të gjithë të moshuarit mbi 60 vjeç.

Në vendimet e fundit të Komitetit Teknik të Ekspertëve u rekomandua që për të gjithë të moshuarit mbi këtë moshë të marrin një dozë përforcuese të vaksinës antiCOVID, shkruan tvklan, transmeton Gazeta Sinjali.

Edhe të rinjtë mbi 16 vjeç do të mund të marrin vaksinën ndërsa fëmijët mbi 12 vjeç do i nënshtrohen vaksinimit me autorizimin e prindërve dhe vetëm nëse kanë probleme shëndetësore.

Deri tani është vaksinuar 35 për qind e popullsisë, ndërsa janë imunizuar plotësisht me të dyja dozat 31 për qind e popullsisë shqiptare. Aktualisht në Shqipëri po vaksinohet me vaksinat Pfizer, Astra Zeneca dhe Coronavac.

Deri tani në Shqipëri kanë mbërritur mbi 2 milionë e 500 mijë vaksina anti-Covid. Vaksinimi është i hapur për të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç. /GazetaSinjali/