image Të hënën e ardhshme pritet të përfundojë procesi i rinumërimit të vendvotimeve

Politikë

KQZ/ Të hënën e ardhshme pritet të përfundojë procesi i rinumërimit të vendvotimeve

news image

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) është duke vazhduar procesi i rinumërimit të vendvotimeve për të cilat ka vendosur ditë më parë Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Gjatë ditës së sotme janë rinumëruar 66 vendvotime, ndërsa kanë mbetur për t’u rinumëruar edhe 635 vendvotime të tjera.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), Valmir Elezi.

Vetëm gjatë ditës së sotme, deri në orën 16, janë rinumëruar 66 vendvotime, ndërsa në përgjithësi numri i vendvotimeve të rinumëruara është 772 apo rreth 55%. Kanë mbetur për t’u rinumëruar edhe 635 vendvotime të tjera”, ka thënë ai.

Procesi i rinumërimit pritet të përfundojë të hënën e ardhshme.

Kjo varet krejtësisht nga dinamika e punës në QNR, por edhe se sa ka qenë pjesëmarrja e votuesve në këto vendvotime. Nëse shohim dinamikën e rinumërimit gjatë këtyre 5-6 ditëve, e cila është rreth 130 vendvotime brenda dy ndërrimeve, atëherë besojmë se deri të hënën tjetër mund të përmbyllim këtë rinumërim ”, është shprehur më tutje Elezi./Gazeta Sinjali/