Një person është vrarë ndërsa 3 të tjerë kanë mbetur të lënduar nga përleshja me armë zjarri që ndodhi të shtunën në Nekoc të Drenasit.
Në ngjarjen tragjike ishin të përfshirë 7 persona, ndërsa Policia ka njoftuar 4 të dyshuarit, përfshirë edhe dorasin, janë dorëzuar në Polici. Nga të dyshuarit që u janë dorëzuar organeve të sigurisë është edhe një i mitur, shkruan Gazeta Sinjali.
“Fsh. Nekoc, Drenas 22.08.2020 – 18:24. Lidhur me rastin, më 26.08.2020 janë dorëzuar tre të dyshuarit meshkuj kosovarë (njëri i mitur), të cilët edhe kanë dorëzuar armën e cila dyshohet të jetë përdorur në rast”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
I dyshuari kryesor për këtë vrasje, Leutrim Syla, në një letër ka shkruar se nuk ka pasur qëllim ta vras dhe as ta lëndojë askënd.
Ai është djali i të dënuarit në rastin “Bllaca 2”, Shaban Sylës, i cili nga burgu i Dubravës kishte siguruar se djemtë e tij do të dorëzoheshin në Polici. /Gazeta Sinjali