image Lajmërohet djali i Shaban Sylës: Nuk kam dashur asnjëherë të jem vrasës

Kosovë

Lajmërohet djali i Shaban Sylës: Nuk kam dashur asnjëherë të jem vrasës

news image

I dyshuari kryesor për vrasjen në Nekoc të Drenasit, Leutrim Syla, pas disa ditësh në arrati, sot është vetëdorëzuar në polici, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 14:00 është vetëdorëzuar në polici, personi L.S, i dyshuari kryesor për rastin e vrasjes që ndodhi me datën 22 gusht 2020, në fshatin Nekoc të Drenasit. Aktualisht hetuesit policorë në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme procedurale”, ka konfirmuar Ahmeti për Gazetën Sinjali.

Në një letër të dyshuarit Sylës, i cili ka thënë se nuk ka pasur qëllim ta vras dhe as ta lëndojë askënd.

“Unë, Leotrim Syla me sinqeritetin më të madh iu shpreh ngushëllime familjes Demiri. Nuk kam dashur që kjo tragjedi të ndodh, kisha pasë dëshirë tani për tani unë dhe familja ime të ishim në vendin e tyre sesa që janë ata në atë vend”, thuhet në letrën e publikuar në Klan Kosova.

“Me sinqeritetin më të madh iu them se të ndjerin Qamilin, bashkëluftëtarin e babait tim, nuk kam dashur ta vras dhe as ta lëndoj atë dhe askënd tjetër në asnjë lloj mënyre”.

“Unë këtë letër po ua drejtoj mediave dhe personave që më njohin mua, që unë nuk kam dashur asnjëherë të jem vrasës, dhe të gjithë ata që më njohin e dinë se kjo është e vërteta”, ka shkruar Syla në letrën e tij.

/GazetaSinjali/