Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, sot u ka kërkuar të gjitha shkollave fillore, të mesme dhe të larta të mbyllen nga e hëna deri në fund të marsit, kur përfundojnë pushimet e tyre pranverore.
Kjo për shkak të frikës së përhapjes së koronavirusit në Japoni dhe pas kritikave se si autoritetet atje vepruan me karantinën e anijes “Diamond Princess” në fillim të këtij muaji, shkruan CNN, transmeton Gazeta Sinjali.
Një këshilltar i lartë i qeverisë japoneze ka pranuar se masat e karantinës të miratuara në anijen e lundrimit në Jokohama mund të kenë lejuar përhapjen e infeksioneve midis ekuipazhit të anijes dhe pasagjerëve.
Deri tani , në Japoni janë konfirmuar më shumë se 800 raste me koronavirus, derisa 700 prej tyre janë raportuar në anijen e lundrimit dhe 7 persona kanë humbur jetën./Gazeta Sinjali/