image "Të futa nën gomat e motorit…", gruaja e të dyshuarit që vrau 25-vjeçarin në Shkodër zbulon se si lindi konflikti

Shqipëri

“Të futa nën gomat e motorit…”, gruaja e të dyshuarit që vrau 25-vjeçarin në Shkodër zbulon se si lindi konflikti

news image

Emilano Ndou, 25-vjeçar mbeti i vrarë me kallashnikov në fshatin Bardhaj të Shkodrës pas konfliktit me bashkëfshatarin Mark Kodra, 47 vjeç, shkruan Gazeta Sinjali.

Bukuroshe Kodra, bashkëshortja e Mark Kodrës, autorit të dyshuar për vrasjen e 25-vjeçarit në fshatin Bardhaj ka rrëfyer se konflikti mes viktimës dhe të dyshuarit ka nisur pas një debati me djalin e saj.

Ajo tregoi se babai ka shkuar në lokal për t’i kërkuar llogari viktimës, Emilano Ndou, i cili thotë se e ka ofenduar me fjalë banale dhe më pas e ka goditur. “Të futa nën goma të motorit”, ishte fraza që 25-vjeçari ka kërcënuar autorin, thotë bashkëshortja e Mark Kodrës.

Tragjedia dyshohet se ndodhi pasi 25-vjeçari shkoi pranë banesës së tyre për të dërguar një fqinj në shtëpi. Mark Kodra dyshohet se mori kallashnikovin dhe qëlloi për vdekje të riun, ndërsa e shoqja thotë se nuk ka shfaqur pendesë për këtë ngjarje.

“Konflikti erdhi sepse është zënë me djalin, ka ecur me motor dhe ka kaluar nga ai. Ai erdhi në shtëpi dhe tha kështu ka ndodhur dhe me tonën mbaroi. Ai erdhi përcolli një fqinjë këtu dhe kur u kthye, burri mori automatikun dhe i ra. Ky ka qenë shkaku i konfliktit”, tha ajo.

Ajo më tutje shton se nuk e di se ku e ka marrë armën burri i saj dhe mohon që rasti ka të bëjë më punën e femrave.

/GazetaSinjali/