image “Të dy jashtë BE-së, së bashku në Euro 2020", e përbashkëta e Kosovës dhe Anglisë në një baner në Prishtinë

Kosovë

Mesazh/ “Të dy jashtë BE-së, së bashku në Euro 2020″, e përbashkëta e Kosovës dhe Anglisë në një baner në Prishtinë

news image

Qytetarët kosovarë në pamundësi për të lëvizur lirshëm për në Bashkimin Evropian, dijnë të gjejnë forma të veçanta kreative, për ta përballuar me sportivitet izolimin.

Gazeta Sinjali ka hasur në një pano me një mesazh interesant që është ngritur në një lokal të Prishtinës duke i nxjerr krahasimet dhe të përbashkëtat mes Kosovës dhe Anglisë, me rastin e ndeshjes futbollistike që do të luhet sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.

“Të dy jashtë BE-së, së bashku në Euro 2020. Deri ne do të takohemi atje. Mirësevini në Kosovë!” thuhet në një baner të vendosur në rrugën “Rexhep Luci” në kryeqytet ku u dëshirohet mirëseardhje shtetasve anglezë në vendin tonë, shkruan Gazeta Sinjali.

Por, ndryshe nga Kosova që mezi pret të liberalizohen vizat dhe të jetë pjesë e Bashkimit Evropian, Anglia duket nuk e sheh integrimin në BE, si interes të madh për vendin. /Gazeta Sinjali/