image Të dielën mbyllet një pjesë e autostradës “Arbën Xhaferi”, veturat nuk mund të kalojnë

Kosovë

Të dielën mbyllet një pjesë e autostradës “Arbën Xhaferi”, veturat nuk mund të kalojnë

news image

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se të dielen autostrada “Arbër Xhaferi” do të jetë e mbyllur nga ora 08:00 – 17:00.

Sipas njoftimit, aty do të realizohen punimet në mirëmbajtjen e gypave të telekomit përgjatë urave.

Punimet do të realiziohen në rrugën Doganaj- Hani i Elezit, ku edhe nuk do të jetë e mundur për veturat që të kalojnë.

Njoftimi:

Më 16 qershor 2020 (e diel), do të realizohen punimet në mirëmbajtjen e gypave të telekomit përgjatë urave në segmentin C3 Kyqja Doganaj – Hani i Elezit dhe atë në drejtimin: kyqja Doganaj -Hani i Elezit. Këto punime janë si vazhdimësi në kuadër të periudhës së garancionit të Autostrades R6 “Arbën Xhaferi”.

Punimet do të zhvillohen nga ana e kompanisë “Bechtel-Enka”.

Për kryerjen e këtyre aktiviteteve do të bëhet mbyllja e përkohshme e kësaj pjese të Autostradës, nga ora 08:00 – 17:00.

Pjesëmarrësit në komunikacion, gjatë kësaj kohe mund të shfrytëzojnë rrjetin e rrugëve nacionale dhe rajonale./ Gazeta Sinjali/