image Nesër mbyllet ky aks rrugor i autostradës "Arbën Xhaferi"

Kosovë

Njoftimi/ Nesër mbyllet ky aks rrugor i autostradës “Arbën Xhaferi”

news image

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se nesër nga ora 09:00 deri në orën 16:00 do të ndalohet qarkullimi i të gjitha automjeteve në trafikun rrugor në segmentin Konjuh – Babush të autostradës “Arbën Xhaferi”.

Sipas ministrisë, kjo ndalesë e komunikacionit bëhet për shkak të vendosjes së konstruksionit metalik në mbikalimin për këmbësor në këtë aks rrugor.

 “Gjatë kohës së ndalimit të qarkullimit, të gjitha automjetet do të qarkullojnë përmes rrugës nacionale N2 Prishtinë-Hani i Elezit dhe anasjelltas. MIT kërkon mirëkuptim nga ana e pjesëmarrësve në komunikacion”, thuhet në njoftim.