image Dy fëmijë vdiqën në dy aksidente trafiku në dy ditët e para të vitit 2022 - Sinjali

Dy fëmijë vdiqën në dy aksidente trafiku në dy ditët e para të vitit 2022

news image

Viti 2022 nuk filloi edhe shumë mbarë për disa njerëz, pasi në dy ditët e para të këtij viti vdiqën dy fëmijë në dy aksidente trafiku të ndara, shkruan Gazeta Sinjali.

Dje, 1 janar, vdiq një 8-vjeçare në kilometrin e pestë të autostradës “Arbën Xhaferi” pasi u aksidentuan mes vete dy automjete. Në lidhje me këtë rast, është arrestuar një person dhe është dërguar në mbajtje.

Me datë 01.01.2022, ora 23:25. ne autostradën “Arbën Xhaferi” segmenti rrugor Prishtine -Lipjan në KM e 5të, është raportuar për një aksident trafiku mes dy automjeteve civile. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar tre persona të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor. Rreth orë 04:20, një person femër pasagjere (viti i lindjes 2013) ka ndërruar jetë në emergjencë dhe me urdhër të prokurorit kujdestar trupi i pa jetë dërgohet në mjekësi Ligjore për Autopsi. Me vendim të prokurorit është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe është dërguar në mbajtje, për procedura të mëtejme ligjore”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërsa sot, 2 janar, në fshatin Sallagrazhdë të Suharekës, ndërroi jetë një 14-vjeçar pasi vetura ku ishte ai u vetaksidentua. Sipas Policisë, veturën po e ngiste një fëmijë.

Nga ky vetaksident lëndime pësuan edhe dy fëmijë tjerë, të moshës 14-vjeçare.

Viktima dhe dy të lënduarit dyshohet se kanë qenë rreth moshës 14-vjeç, ku njëri prej tyre ka qenë ngasësi i veturës”, ka thënë Vesel Gashi nga Policia në Prizren.

Gashi i tha Sinjalit se aksidenti kishte ndodhur për shkak se nuk ishte përshtatur shpejtësia e automjetit me kushtet e rrugës.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin