image Rrokulliset vetura në autostradën "Arbën Xhaferi", ka të lënduar

Rrokulliset vetura në autostradën “Arbën Xhaferi”, ka të lënduar

news image

Një vetaksident ka ndodhur në autostradën ‘Arbën Xhaferi’, afër Kaçanikut. Policia ka konfirmuar për Sinjalin se lëndime trupore ka pësuar një person.

“Në autostradën ,,A. Xhaferi”, në fshatin Gërlicë, drejtimi Ferizaj-Kaçanik, në ora 17:10, ka ndodh një vet-aksident e përfshirë vetëm një veturë, një person ka pësuar lëndime. Njësia policore e autostradës po merret me rastin”, tha për Sinjalin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës Bajram Krasniqi.