image Aksident në autostradën “Arbën Xhaferi”, vdes një grua

Siguri

Aksident në autostradën “Arbën Xhaferi”, vdes një grua

news image

Gjatë ditës së djeshme ka ndodhur një aksident në autostradën “Arbën Xhaferi” drejtimi Ferizaj-Prishtinë, ku një grua ka mbetur e vdekur.

Policia ka bërë të ditur se viktima kishte dalë nga rruga dhe është rrokullisur, raporton Gazeta Sinjali.

Po ashtu, është bërë e ditur se vozitsja ka ndërruar jetë gjersa ishte duke u trajtuar në QKUK.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës i është liruar familjarëve për ceremoni mortore.

/GazetaSinjali/