Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se deri në ora 15:00 kanë votuar 237 mijë qytetarë apo 23,92 për qind në 21 komuna ku po zhvillohet rundi i dytë i zgjedhjeve lokale, shkruan Gazeta Sinjali.
Bazuar në të dhënat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, numri i qytetarëve me të drejtë vote në balotazh është 1 milionë e 260 mijë e 571.
Qendrat e votimit nëpër këto komuna janë hapur në ora 07:00 dhe do mbyllen në ora 19:00./GazetaSinjali/