Qeveria ka botuar në fletoren zyrtare një akt normativ që kush i dënuar ka më pak se 5 vite burg mund të marrë leje të veçantë për 3 muaj gjatë kohëzgjatjes së pandemisë së shkaktuar nga COVID-19.
Për rrjedhojë, të dënuarit që përfitojnë nga ky akt normativ i publikuar sot në Fletoren Zyrtaren, mund të qëndrojnë në shtëpinë e tyre, në një shtëpi tjetër private apo në një qendër të kujdesit dhe të shëndetit publik.
Kriteret për përfitimin e lejes së veçantë:
1. I dënuari mund të përfitojë leje të veçantë qëndrimi të përkohshëm në shtëpi për një periudhë 3-mujore, në rast se në datën e hyrjes në fuqi të këtij akti normativ:
a) është i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë dhe përmbush të dyja kushtet e mëposhtme: I ka mbetur pa vuajtur nga dënimi i dhënë deri në tre vjet burgim; Nuk është në kriteret ndaluese të parashikuara në nenin 5, të këtij akti normativ.
b) është i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë dhe përmbush të gjitha kushtet e mëposhtme: I ka mbetur pa vuajtur nga dënimi i dhënë deri në pesë vjet burgim; Është baras ose mbi moshën 60 vjeç;
iii. Vuan nga një sëmundje kronike e rrezikshme për jetën, e vërtetuar me dokumentet mjekësore përkatëse, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi; Nuk është në kriteret ndaluese të parashikuara në nenin 5, të këtij akti normativ.
2. Periudha e qëndrimit të përkohshëm në shtëpi, sipas përcaktimeve të këtij neni, përfshihet në kohën e vuajtjes së dënimit.
3. Nëse gjatë periudhës së zbatimit të lejes së veçantë të qëndrimt të përkohshëm në shtëpi, gjykata vendos ekzekutimin e vendimit të dënimit me një dënim alternativ, sipas parashikimeve të Kodit Penal, leja e veçantë, sipas këtij akti normativ, shfuqizohet. /Gazeta Sinjali/