Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se të burgosurit janë angazhuar në renovimin e pavijoneve të Qendrës së Paraburgimit në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.
Në njoftimin e SHKK-së bëhet e ditur se të burgosurit tashmë kanë përfunduar rinovimin e pavijonit B.
“Në Qendrën e Paraburgimit Prishtinë është bërë renovimi i Pavijonit “B”, krahët ‘B1, B3 dhe B5’. I gjithë renovim është bërë nga të burgosurit e kësaj qendre dhe është mbikëqyrur nga stafi mbështetës”, thuhet në njoftim.
Ndërsa, nga java e ardhshme, ky shërbim ka njoftuar se do të fillojë rinovimi i pavijonit “A”./Gazeta Sinjali/